DYLON

Veseli dhe Buchanan: Zhvillimi ekonomik faktori më i rëndësi

Avatar photo Redaksia

Buchanan u shpreh se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe në të ardhmen, si pjesë e përkrahjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sëbashku me anëtarët e kryesisë së Kuvendit, zhvilloi takim me një grup kongresmenësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan, e të cilët janë anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e demokracisë.

Në takim u bisedua për partneritetin e deritanishëm në mes Kongresit amerikan dhe Kuvendit të Kosovës, për përkrahjen e madhe që mekanizmat e Kongresit i kanë dhënë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tij legjislative dhe politike.

EkoHigjiena

Buchanan u shpreh se kjo përkrahje do të vazhdoj edhe në të ardhmen, si pjesë e përkrahjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.

Veseli falenderoj delegacionin e Kongresit amerikan për këtë mbështetje, duke theksuar se ecja përpara e Kosovës dhe kapërcimi i sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht vendi ynë, varet nga partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore në përgjithësi.

Veseli dhe Buchanan gjithashtu vlerësuan se forcimi i institucioneve demokratike në Kosovë kërkon, mes tjerash, një përqëndrim më të madh në fushën e ekonomisë, sepse zhvillimi ekonomik është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=40081

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.