DYLON

Veseli: Çmimin ta paguajë politika, jo qytetarët

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se partitë opozitare janë duke bërë sjellje tërësisht antidemokratike dhe të papranueshme. Veseli në këtë intervistë për “Epokën e re” ka thënë se insistimi i veprimit të opozitës në këtë mënyrë është një rrugë pa krye, që nuk i shërben askujt, as opozitës, aq më pak qytetarëve të vendit.

Ai e ka vlerësuar iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga që ka ndërmarrë në kontekst të situatës së krijuar, duke mos e vlerësuar këtë si krizë institucionale, por si tentativë për ta futur vendin në krizë të panevojshme për qëllime të luftës për pushtet.

EkoHigjiena

Veseli ka theksuar se gjatë tërë kësaj situate si kryetar i Kuvendit është përpjekur ta ruajë nivelin e komunikimit në Kuvendin e Kosovës, që t’i jepet mundësia secilës palë ta thotë qëndrimin dhe argumentet e saj, të veprojë mbi bazën e racionalitetit dhe të shmanget demonstrimi i forcës.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se Kuvendit duhet t’i kthehet normaliteti i punës, për të cilin edhe është votuar nga qytetarët e vendit. “Ende konsideroj se duhet të vazhdohet rruga e komunikimit të përbashkët. Tash kemi një iniciativë të presidentes Jahjaga, e cila është në funksion të kësaj rruge, si dhe qëndrimet e qarta të vendeve perëndimore nëpërmjet pranisë së tyre diplomatike në Prishtinë, se Kuvendi i Kosovës nuk bën të bjerë nën diktatin e dhunës”, ka deklaruar Veseli, duke u bërë thirrje zërave të arsyeshëm opozitarë, që bashkërisht ta kapërcejnë këtë situatë. “Me këtë rast u bëj thirrje zërave të arsyeshëm opozitarë, që besoj se janë shumica, të ndihmojnë që të gjithë së bashku ta kapërcejmë këtë situatë”, është shprehur Veseli.

Për më tepër:
http://www.epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=71589&Ctype=1