DYLON

Veseli- Ahmeti: Me rëndësi stabiliteti ndërfqinjësor

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli prit sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoni, Ali Ahmeti. Ata biseduan për marrëdhëniet shumë pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe për mundësitë e avancimit të mëtejmë të tyre.

Në takim u theksua nevoja e ruajtjes së stabilitetit politik ndër fqinjësor, si dhe e thellimit të bashkëpunimit në fushat me prioritet, si ajo ekonomike dhe arsimore. U vlerësua, gjithashtu, se lëvizja e lirë e qytetarëve, ideve, mallrave dhe shërbimeve, begaton edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer fqinjësor midis dy vendeve.

EkoHigjiena

Kryetari Veseli potencoi rëndësinë e kultivimit të mëtejmë të paqes dhe forcimit të stabilitetit në mbarë rajonin tonë, në frymën e orientimeve të përbashkëta euro-atlantike.

“Rruga jonë dhe vlerat tona të përbashkëta janë brenda integrimeve euro-atlantike, prandaj fqinjësia e shkëlqyer ndërshtetërore bëhet edhe më kuptimplotë”, theksoi kryetari Veseli.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti, vlerësoi lart hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të zhvillimit e të integrimit, ndërsa potencoi interesimin me të cilin ndiqen zhvillimet në Kosovë dhe rreth saj.

Në takim u vlerësua se duke pasur parasysh që Kosovën dhe Maqedoninë, si dy shtete fqinjë, i lidhin shumë interesa të përbashkëta, ato duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën në çdo proces.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.