Vesel Limaj është lojtari më i ri i Dritës
“Kemi kënaqësinë të ju informojmë që kemi arritur të finalizojmë marrëveshjen me lojtarin kualitativ Vesel Limaj”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Drita.
Bëhet e ditur se “Limaj është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi i cili pas shumë përpjekjeve edhe në të kaluarën, arriti që këtë herë ta sjell në skuadër një lojtarë siç është Veseli”.
Veseli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin Drita me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Limaj së fundmi ishte pjesë e FC Malisheva dhe luan në pozitën e mesfushorit dhe do të jetë një forcë shtesë për trajnerin Zekirija Ramadani i cili do ta ketë në dispozicion lojtarin nga data 1 korrik. /2LONLINE/
