DYLON

Vërshimet: Gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit

Vërshimet: Gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit
Avatar photo Redaksia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dal me një njoftim për vërshime dhe ka bërë me dije se gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit.

Reshjet e shiut, të cilat po vazhdojnë pa ndërpre, më shumë se 48h, duke përfshi tërë territorin e vendit, me intensitet më të shprehur në pjesën perëndimore të sajë, ku gjatë kësaj kohe kanë rënë mesatarisht rreth 75.6 mm (lm2), reshje, duke shkaktuar përmbytje, nëpër disa komuna, si pasojë e ngritjes së niveleve të lumenjve përtej kapaciteteve të tyre bartëse.

Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës nëpër viset më të larta malore.

EkoHigjiena

Gjendja më e rënduar paraqitet në disa Komuna të Dukagjinit si: Gjakovë (95.8 mm), Junik (198.9 mm), Deçan, Rahovec, Malishevë, Suharekë, Pejë (95 mm), Klinë, dhe në Rrafshin e Kosovës, komunat: Drenas, Skenderaj, Lipjan, Fushë Kosovë, Obiliq, Prishtinë (58 mm), Mitrovicë.

Gjendja e niveleve të ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës nga datë: 07.01.2021 07:00 – deri më 08.01.2021 12:00

Vërejtje: Në të gjithë lumenjtë tendencat janë në ngritje, kështu që nesër më datë 09/01/2021, pritet që të arrihet maksimumi i niveleve dhe i prurjeve. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.