DYLON

Vërshime edhe në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Një shi i madh që ka filluar nga mëngjesi i së premtes, ka përfshirë shumë qytete dhe fshatra të Kosovës.

Gjendja më e rendë është paraqitur në Suharekë e në Han të Elezit, Viti, Gjilan dhe në Drenas.

EkoHigjiena

Te vendi i quajtur “Kroni i Mbreti” rruga është bërë e patejkalueshme nga sasia e madhe e ujit. Ndërkohë, shiu ka shkaktuar shumë telashe edhe në kryeqytet. Shumë lagje të Prishtinës janë vërshuar nga uji.

Vërshime më të mëdha ka pasur në “lagjen e spitalit” dhe në lagjen “Mat”. E kësaj situate nuk i ka shpëtuar as qyteti i Skënderajt, ku uji ka përmbytur sheshin.

Më së keqi ka qenë , te rrethrrotullimi afër QMI-së ku i lëvizja e shumë automjeteve për në Prishtinë dhe për në Shkup bëhej me shumë vështirësi.

Kurse, në Sharr dhe në Rugovë ka reshura të mëdha bore.

Në Shqipëri ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga reshjet e dendura të shiut, gjatë të cilave ishte përfshirë më së shumti pjesa jugore e vendit.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=19883

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.