DYLON

Veriu, rezistues ndaj integrimit

Avatar photo Redaksia

Strukturat serbe në Kosovë po vazhdojnë t’i injorojnë jo vetëm institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare. Rezistenca e tyre për t’u integruar në jetën shoqërore dhe politike në Kosovë po vazhdon tash e 15 vjet pas luftës, ndonëse nuk kanë munguar përpjekjet si nga ana e vendorëve ashtu edhe ndërkombëtare për t’i bërë banorët e kësaj ane të ndihen qytetarë të barabartë me pjesën tjetër të vendit, vlerësojnë analistët politikë.

Sipas Imer Mushkolajt, qasja që tash kanë serbët e kësaj ane ndaj institucioneve ndërkombëtare e me theks të veçantë ndaj EULEX-it është taktik që po e përdor minoriteti serb në veri të vendit, shkruan Tribuna.

EkoHigjiena

“Kjo është një strategji e tyre pasi që po shfrytëzojnë zbrazëtinë institucionale, në mënyrë që ta krijojnë një situatë artificiale atje në kuptimin e sigurisë”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, serbët janë në kërkim të një pozicioni më të favorshëm në skenën politike në vend, në kohën kur ata pritet edhe njëherë të jenë faktorë i rëndësishëm për zhvillimet e mëtejme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.