DYLON

Verifikimi i veteranëve rrezikon të dështojë

Avatar photo Redaksia

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë se procesi i verifikimit të veteranëve të UÇK-së rrezikon të dështojë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Selimi ka thënë se ky proces rrezikon të dështojë për shkak të paqartësive në ligj dhe qasjes joadekuate të mënyrës së verifikimit nga ana e atyre që kanë pasur për obligim ta bëjnë një gjë të tillë.

EkoHigjiena

Ai ka vlerësuar se ky proces ka përfunduar keq, prandaj po ndodh edhe mospublikimi i të gjitha listave të zonave operative. Sipas Selimit, me anë të këtij procesi të verifikimit ka njerëz që e kanë marrë statusin e veteranit, por që nuk e meritojnë dhe ka të atillë që e meritojnë por nuk e kanë.

Ai ka thënë se Ligji për Veteranët e UÇK-së duhet të amendamentohet urgjentisht.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.