DYLON

Veprimtaria gjithëpërfshirëse e Vokshit do ta bëj atë të pavdekshëm

Avatar photo Redaksia

Me  pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen  e papritur e të shpejtë të profesorit, intelektualit, poetit,  bashkëvendësit e veprimtarit tonë të palodhshëm  Haxhi Vokshi.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan e kujton për devotshmërinë, punën e palodhshme e tij të dhënë gjatë dy dekadave e gjysmë  të të qenit si anëtarë dhe veprimtarë i palodhshëm i kauzës politike e nacionale, të dhënë për të sotmen e Gjilanit dhe gjithë Kosovës.

EkoHigjiena

Ishte udhërrëfyes dhe shembull tipik i punës së palodhur për Liri, Pavarësi e Demokraci.

Puna intelektuale, krijimtaria poetike, përcaktimi i qartë i kauzës së tij nacionale,  do mbeten kujtimi më i mirë për gjithë atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, qoftë si profesor i yni, poet, intelektual e veprimtarë i palodhshëm, si trashëgimi për të sotmen dhe  gjeneratat e ardhshme.

Veprimtaria e tij e gjithpërfshirëse do ta bëj të pavdekshëm.

Ngushëllime familjes Vokshi dhe gjithë kolegëve, bashkëkohanikëve të tij dhe bashkëveprimtarëve të Haxhi Vokshit.

U preftë i qetë në dheun  e Kosovës.

Gjilani do të ju kujtoj përjetë.

Nga Dega e LDK-së Gjilan
Lutfi Haziri kryetar i Degës

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.