DYLON

Veprimtaria e tretë e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit” me librin e Fadil Kajtazit, “Ideologjia serbe e gjenocidit”

Veprimtaria e tretë e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit” me librin e Fadil Kajtazit, “Ideologjia serbe e gjenocidit”
Avatar photo Redaksia

Më 4 nëntor 2023, në Sallën e konferencave të Bibliotekës së Qytetit “Fan S.Noli” të Gjilanit, zhvillohet veprimtaria e tretë me radhë e edicionit të 14-të të Manifestimit tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.

Në agjendën e organizatorit, Ars Clubit “Beqir Musliu”, është libri publicistik i analistit të çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazit, me titull, “Ideologjia serbe e gjenocidit” , që në vete përmbledh burime serbe e ndërkombëtare nga vitit 1844 e deri më 2007, duke fokusuar të gjitha planet dhe synimet e shtetit serb kundrejt shqiptarëve, me të vetmin qëllim për t’i dëbuar nga tokat e tyre stërgjyshore, të cilat në masë të madhe edhe i pushton.


Për këtë libër të një rëndësie të madhe, pritet të flasin, akademik Irakli Koçollari, redaktor shkencor i këtij botimi, recensenti dr. Enver Rexha si dhe Behlul Brestovci e Sylejman Dërmaku.

Ju mirëpresim të Shtunën e 4 nëntorit, ora Dymbëdhjetë, në Shtëpinë më të madhe të librit – Bibliotekën e Qytetit në Gjilan.  /2LONLINE/

EkoHigjiena

Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.