DYLON

Veprimtaria e radhës e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”, do t’i përkushtohet Rexhep Elmazit

Veprimtaria e radhës e “Vjeshtës Letrare të Gjilanit”, do t’i përkushtohet Rexhep Elmazit
Avatar photo Redaksia

Në vigjilje të Festave të Nëntorit

PËRUROHET LIBRI ME SHKRIME KRITIKE PËR POEZINË E REXHEP ELMAZIT

EkoHigjiena

Veprimtaria e radhës e edicionit të 14-të të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që do të mbahet më 25 nëntor, ora 12:00, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, do t’i përkushtohet Rexhep Elmazit, përkatësisht librit të posabotuar me shkrime kritike për poezinë e këtij poeti, SHPRUSHJE NËPËR VARGJET QË NUK ZBEHEN.

Janë përzgjedhur një Grup Autorësh që në këto pesë dekada kanë shkruar dhe vlerësuar poezinë e këtij atdhetari e poeti tejet premtues, por që jeta e me të edhe krijimtaria iu ndërpre dhunshëm…

Nga viti 1973 e deri në këtë vit kur shënuam 45 vjetorin e vrasjes së tij tinxare nga eksponentë të regjimit të asaj kohe, në çdo etapë kohore prej penave të shquara të letërsisë sonë, poezia e Rexhep Elmazit asnjëherë nuk është lënë në harresë.

Botimin e këtij libri, përmes Thirrjes publke “Mbështetja e Autorit” për vitin 2023, e ka mbështetur Ministria për kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës.

Për më shumë, me datën 25 nëntor 2023, Të Shtunën n’Dymbëdhjetë, në Bibliootekën “Fan S. Noli” në Gjilan.

Ju mirëpresim !

Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.