Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zhvilluar ndeshja e xhiros së 26-të të Superligës në mes të Gjilanit dhe Dritës. Derbi më i madh në vend përfundoi pa gola, por kishte spektakël në prapavijë.
Numri i madh i tifozëve dhe koreografitë ishin bukuria e këtij derbi, ndonëse loja në fushë lë shumë për të dëshiruar.
Një gafë ndodhi te futbollistët e Dritës, derisa po kryenin nxehjet. Filonit Shaqiri ka hyrë në fushën e lojës duke u nxehur, nuk dihet se me qëllim apo pa qëllim por ai e vazhdoi këtë veprim për disa minuta.
Gjithsesi, një lëshim nga gjyqtarët, veçmas nga i katërti, Kreshnik Vula.