Veprimi i VLAN-it në Kuvend, arbitrar
Memli Krasniqi i cili veprimin e sotëm të VLAN-it në Kuvend e quan arbitrar, që sipas tij, nuk shkon në favor të zgjidhjes së situatës.
“Konsiderojmë që deputetët e opozitës me të vërtetë kanë ndërmarrë veprime të gabueshme të cilat dëshmojnë një papjekuri të lartë institucionale. Dy elemente të cilat dëshmuan sot nga ana e deputetëve të opozitës, në të vërtetë janë fakti i një mosrespektim të plot institucionalë me hyrjen e tyre të paautorizuar në sallën e Kuvendit. Dhe e dyta injorimi enklantantë që i është bërë procesit të lehtësimit në ndërtimin e institucioneve që tani e ka filluar presidentja e Republikës së Kosovës. Ne besojmë se veprimet e tilla duhet të shmangen sepse përveç që tregoj një papjekuri politike mosrespektim institucional në të vërtet kontribuojnë në degradimin edhe të procesit të ndërtimit të institucioneve”, thekson Krasniqi.
Xhavit Haliti ka thënë se nuk është rregull që është bllokuar formimi i institucioneve.
