Studimet kanë treguar se humbja e peshës gradualisht, është metoda më e mirë. Nuk keni nevojë që të angazhoheni në ndonjë gjë që premton rezultate të shpejta. Vetëm duhet të bëni ndryshime të vogla dhe t’i përmbaheni atyre, pastaj rezultatet nuk do të mungojnë. Këto gjëra duhet ndryshuar për të humbur peshë më shpejt.
– Merrni një stilolaps: Kini kujdes në sasinë e ushqimit që e konsumoni dhe mbani evidencë në lidhje me të. Pas kësaj, zvogëloni të gjitha racionet me ushqim. Sipas një studimi, njerëzit që kishin mbajtur një ditar në lidhje me ushqimin, kishin humbur peshë dy herë më shumë se sa ata të cilët nuk kanë vepruar njësoj.
– Injoroni reklamat: Gjatë reklamave në televizion, ngrihuni dhe lëvizni, kërceni, luani, ngjituni dhe zbritni shkallëve, vraponi rreth shtëpisë, bëni ndonjë gjë që rrit rrahjet e zemrës, derisa të lodheni. Kështu mund të harxhoni deri në 270 kalori në ditë.
– Reduktoni ushqimin yndyror: Të gjitha ushqimet me yndyrë dhe sheqer duhet kufizuar dhe zvogëluar gradualisht. Nëse konsumoni gjashtë gjëra shumë të ëmbla ose shumë të yndyrshme në javë, hiqni dorë nga njëra prej tyre gjatë çdo jave.
– Lexoni tekste për humbje peshe: Nga një hulumtim rezultoi se ata që lexojnë rregullisht për dietat dhe ushtrime për 16 javë, rrisin nivelin e aktivitetit mendor dhe konsumojnë më shumë ushqime të shëndetshme si, pemë dhe perime, si dhe reduktojnë yndyrave e ngopura.
– Ecni 5 minuta më gjatë: Vetëm disa minuta më shumë aktivitet në ditë do t’ju ndihmojë në dobësim. Duhet të jeni aktivë për të paktën 30 minuta në ditë, por nuk është e domosdoshme që ato 30 minuta të përdoren në të njëjtën kohë.
– Konsumoni ushqimin deri në 10 minuta: Mos konsumoni ushqim nëse keni planifikuar të shkoni për të vrapuar. Gjatë ngrënies së ushqimit preferohet që ushqimi të përtypet deri 20 herë dhe nëse jeni duke nxituar, duhet që së paku 10 minuta të zgjasë ngrënia e ushqimit.
– Hani pemë në vend se të pini lëngje frutash: Në vend se të pini lëngje frutash, hani fruta. Jo vetëm do të merrni fibra të shëndetshme, por do të ndiheni më të ngopur.
– Ofroni mbështetje teknike vetvetes: Ushtrimi me një mik është shumë më i këndshëm, por nuk domethënë të ushtroni vetëm kur jeni së bashku. Tani ka programe për të komunikuar me kamera, kështu që mundet secili apo secila të jetë në shtëpinë e vet. Një studim tregoi se gratë që ushtrojnë në shoqëri, më shpejtë humbin peshë.
– Konsumoni kafe të zakonshme: Një filxhan kafe me pak sheqer, ka shumë më pak kalori se kafeja e përgatitur në restorant. Shmangni pirjen e kafes për çdo ditë në kafene dhe shijoni aromën e kafes të përgatitur nga ju, kurse në të njëjtën kohë, e zvogëloni peshën.