DYLON

Veprat e Memli Kelmendit do të interpretohen në Kaliforni

Veprat e Memli Kelmendit do të interpretohen në Kaliforni
Avatar photo Redaksia

Të dy veprat e Memli Kelmendit, “Agnus Dei” dhe “Ater Umbra” me 28 tetor 2017 do të interpretohen nga kori i njohur “The San Gabriel Valley Choral Company” nga Kalifornia – SHBA.

Koncerti do të realizohet në kuadër të programit “All Souls’ Eve” dhe do të mbahet në “The Parish of Saint Luke – California”.

The San Gabriel Valley Choral Company (SGVCC) u themelua nga Dr. Thomas M. Miyake në shtator të vitit 1995. Repertori i këtij kori përfshinë muzikë nga periudha e Renesancës deri tek veprat moderne.

EkoHigjiena

Në mars të vitit 1999, SGVCC u zgjodh për të përfomuar në American Choral Directors Association/California Music Educators Association. Ky kor udhëheqët nga Dr. Alexandra Grabarchuk (muzikologe dhe dirigjente e cila poashtu udhëheq korin Contemporary Choral Collective nga Los Angeles (C3LA).

“The San Gabriel Valley Choral Company (SGVCC) është shumë i kënaqur të sjellë muzikën e kompozitorit të ri shqiptar Memli Kelmendi në Kaliforni. ‘Agnus Dei’ është një rikthim i freskët në një tekst klasik, ‘Ater Umbra’ prek thellësitë e pa eksploruara në muzikën korale” – Dr. Alexandra Grabarchuk.

“Kjo përformancë është bërë e mundur falë insistimit të vazhdueshëm të ambasadorit të muzikës shqipe Raif Hyseni të cilit i jam falënderues shumë për këtë gjë.

… Më tha që do të interpretohen nga një kor shumë i njohur këtu në Amerikë, më tha po ashtu se kjo do të bëhet … dhe u bë!. Natyrisht kjo gjë më gëzoi shumë …” – Memli Kelmendi

Në këtë mbrëmje do të interpretohen pjesë nga veprat e kompozitorëve; Morten Lauridsen, Rekuiemi i Mozartit etj.

Këto vepra më parë janë interpretuar disa herë në; Santiago de Chile, Argjentinë, Charleston – USA, Filipine, Francë, Turqi, Itali, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.