DYLON

Venizelos sot në Beograd, nesër në Prishtinë

Avatar photo Redaksia

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Evanegelos Venizelos, arrin sot në Beograd si kryetar i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

Në takim me zyrtarët e lartë të shtetit serb, ai do të bisedojë për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian, për situatën në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe. Të mërkurën, Venizelos do të qëndrojë edhe në Prishtinë.

EkoHigjiena

Greqia, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, është njëri nga pesë vendet anëtare të bllokut që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Në kuadër të turneut rajonal, Venizelos do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni dhe Shqipëri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.