DYLON

Vendosen kamerat e sigurisë në Cërnicë të Gjilanit

Vendosen kamerat e sigurisë në Cërnicë të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim me Koordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe  Njësinë e Policisë në Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar me sukses projektin për vendosjen e kamerave të sigurisë në fshatin Cërnicë.

Ky projekt është financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ndërsa është mbështetur edhe nga Komuna e Gjilanit, e cila ka siguruar furnizimin me energji elektrike për funksionimin e sistemit të kamerave të sigurisë.

EkoHigjiena

Qëllimi i projektit është rritja e nivelit të sigurisë publike, parandalimi i veprave penale, mbrojtja e pronës dhe krijimi i një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët.

Vendosja e kamerave të sigurisë është mirëpritur dhe është mbështetur fuqishëm nga komuniteti i fshatit Cërnicë, i cili e konsideron këtë projekt një investim të rëndësishëm në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së banorëve.

Institucionet e përfshira do të vazhdojnë bashkëpunimin për realizimin e projekteve të tjera që kontribuojnë në sigurinë dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Policia e Kosovës dhe Komiteti  Lokal i Sigurisë – Cërnicë mbeten të përkushtuara në identifikimin dhe adresimin e nevojave të qytetarëve, me synim krijimin e një ambienti të qetë dhe sa më të sigurt për të gjithë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.