DYLON

Vendosin flamurin e ri-një simbolikë për më shumë vëmendje ndaj shtatoreve, përmendoreve…

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Leonardi dhe Shkëlzeni bënë sot një veprim simbolik, por me vlerë për të përçuar mesazhin se përmendoret, shtatoret… duhet të mirëmbahen. Ata vendosen një flamur të ri me simbolin e UÇK-së te shtatorja e rexhep Malës e Nuhi Berishës, pasi ajo ekzistuese ishte vjetruar aq sa pothuajse i kishte humbur ngjyra fare.

Leonard Miftaraj dhe Shkëlzen Krivaqa ishin dy të rinj, të cilëve u shkoi në mend të prekin në ndërgjegjen e institucioneve edhe në këtë mënyrë për të përçuar mesazhin se duhet të mirëmbahen përmendoret, shtatoret, bustet dhe të gjitha simbolet të cilat janë të vendosura në hapësira publike.

EkoHigjiena

“Diçka simbolike sot, ndoshta edhe për ata qe e kanë gojën plote UÇK. Duke kalua rrugës afër shtatores së Rexhep Males dhe Nuhi Berishës, unë bashkë me Shkelzen Krivaqën, pamë se flamuri me simbolin e UÇK-se kishte ndryshuar ngjyrë dhe nuk përfaqësonte identitetin e saj. Menjëherë vendosem ta përmirësojmë këtë duke vendosur një flamur te ri”, ka thënë Miftaraj.

Ai shtoi se kemi më shumë nevojë për aktivizëm jo të centralizuar, kemi nevojë për më shumë vëmendje karshi përmendoreve dhe atyre që dhanë gjithçka për ne.

‘Aktivitetin tonë e përkrahen edhe Avni Rudaku, Uran Salihu dhe Valdrin Halimi dhe u jemi mirënjohës”, thotë Miftaraj. /2L ONLINE/