DYLON

Vendosen tenda në oborrin e QKUK-së

Vendosen tenda në oborrin e QKUK-së
Avatar photo Redaksia

Në Planin e Veprimit të zbatimit të Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Koronavirusit Covid-19 është paraparë që në hyrje të Klinikës Infektive, Klinikës Emergjente dhe QKMF-ve të vendosen një apo më shumë tenda, brenda të cilave do të ketë pajisje dhe personel shëndetësor, sipas nevojës, që do të bëjnë një kontroll paraprak të personave të cilët mund të kenë shenja të dyshimta për Covid-19, me qëllim të parandalimit të infeksioneve brenda spitalore apo brenda institucioneve të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Në tenda do të bëhet një kontroll paraprak si masë mbrojtëse edhe për personelin shëndetësor, por edhe për pacientët e tjerë që janë duke marrë shërbime shëndetësore në Klinikën Infektive, Klinikën Emergjente, QKMF apo në institucionet e tjera shëndetësore, njofton Ministria e Shëndetësisë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.