Vendimi përfundimtar për ankesën e klubit Trepça ’89

Vendimi përfundimtar për ankesën e klubit Trepça ’89

Është refuzuar përfundimisht ankesa e Klubit Futbollistik “Trepça ’89” si palë e tretë ndaj Klubit Futbollistik “Drita” për shkelje protokolare.

Komisari i Garave ka vendosur regjistrimi i ndeshjes së javës së 32-të të mbetet në fuqi me rezultatin e arritur në fushë dhe kështu hedh poshtë edhe njëherë ankesën e “minatorëve”.

Në këtë mënyrë mitrovicasit duhet të bëhen gati për ndeshjen e barazhit ndaj Vëllaznimit.

Çiftet tashmë janë të ditura: Gjilani vs Besa, Trepça vs Vëllaznimi, por kanë mbetur për t’u përcaktuar detaje të tjera se cila nga këto skuadra do të jenë vendase dhe cila ndeshje do të zhvillohet të entjen dhe cila të premten.

 

KOMENTE