• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Vendimi për ndërtim të fushës ndihmëse të futbollit në Sadovinë është marr sipas kritereve të kërkuara

Redaksia 2LONLINE 31 Janar, 2018 3 min
 Vendimi për ndërtim të fushës ndihmëse të futbollit në Sadovinë është marr sipas kritereve të kërkuara

Udhëheqja komunale e Vitisë, ka organizuar sot një konferencë për media në të cilën është pasqyruar puna dhe aktivitetet komunale për gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që kanë përmendur edhe planet dhe projektet për të ardhmen.

Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, fillimisht ka theksuar kjo është konferenca e parë për shtyp, përmes së cilës I’u drejtohen opinionit të gjerë lidhur me atë që është punuar në katër vitet e kaluara, por që do të vazhdojnë me këtë trend të punës edhe gjatë këtij mandate.

Edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, duke njoftuar për punën e organit vendimmarrës, ka thënë se për gjatë katër viteve të shkuara janë mbajtur mbi 40 seanca të Kuvendit, ku janë marrë vendime shumë të rëndësishme dhe që të gjitha, konform ligjeve në fuqi.

Por si çështje që u fokusuan më shumë udhëheqësit komunal, ishte vendimi i marr para dy ditësh nga ana e Kuvendit komunal, për përcaktimin e lokacionit të fushës ndihmëse futbollistike, e cila është miratuar të ndërtohet në Sadovinë të Jerlive, e që ka ngjallur reagime të ndryshme.

Zv.kryetari Aliu ka sqaruar se vendimi është marrë konform përcaktimeve që jepen në Planin Zhvillimor Komunal dhe duke u bazuar në kriteret që kërkohen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si donator për ndërtimin e këtyre fushave. Ai tha se për shkak të intervalit të shkurtër kohor, në bashkëpunim me Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës, kanë sjell në kuvend propozim vendimin, i cili edhe ka hyrë në rend dite me votat e shumicës së këshilltarëve dhe po ashtu është aprovuar në të njëjtën ditë.

Edhe kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, ka bërë të ditur se ai nuk është që sjell vendime, por që udhëheq me Kuvendin i cili është organ vendimmarrës. Udhëheqësit komunal të Vitisë, nëpërmjet kësaj konferencë shtypi, kanë hedhur poshtë akuzat e disa individëve por edhe subjekteve politike, të cilët dëshirojnë të shpërndajnë dezinformata dhe të nxisin opinion pozheranas, për qëllime të tyre.

Andaj edhe marrja e këtij vendimi për kohë të caktuar, është bërë për shkak të afateve shumë të shkurtër që janë deri më 7 shkurt, në mënyrë që mos të humbet ky donacion, që parasheh ndërtimin e 12 fushave në komunat që e përbëjnë Superligën e Kosovës.

Etiketa:fushës ndihmëse të futbollit kryesore Kuvendi Sadovinë Udhëheqja komunale Vitisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Vazhdim i kampanjës vetëdijësuese për sigurinë në komunikacion

1 Korrik, 2022
Gjilan

Shkolla “Musa Zajmi” bëhet tërësisht e qasshme për fëmijët me aftësi të

1 Korrik, 2022
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Shumë vendbanime të Vitisë po bëhen me trotuare

21 Qershor, 2022

Në Gushicë të Vitisë filluan punimet në ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare

18 Qershor, 2022

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq

18 Maj, 2022

Zgjedhen me votën e popullit, mbrojnë interesat partiake ne Kuvend!

28 Prill, 2022

Ata që fitojnë për të udhëhequr me pozita të rëndësishme në institucione janë të obliguar t’i raportojnë qytetarëve!

20 Mars, 2022

Komuna e Vitisë po e finalizon Planin Zhvillimor Komunal dhe po punon në përgatitjen e hartave zonale për qytetin e Vitisë dhe Pozheranin

17 Mars, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com