DYLON

Vendimi i Kuvendit është përfundimtar dhe i pakthyeshëm

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri subjekteve opozitare , Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Çdo tentative për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend.

EkoHigjiena

Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin “për” apo “kundër”, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovësm thuhet në deklaratën e përbashkët të tri subjekteve opozitare , Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.