DYLON

Vendimet e sotme të Qeverisë

Vendimet e sotme të Qeverisë
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka:

– Emëruar anëtarët e Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Hekurudhat e Kosovës, Train-Kos, Sh.A, në këtë përbërje:

EkoHigjiena

 Z.Jetmir Nuka, kryesues,
 Znj.Vjollca Salihu, anëtare,
 Znj.Luljeta Lutfiu, anëtare,
 Z.Ruzhdi Zeqiri, anëtar,
 Znj.Kimete Fazliu, anëtare dhe
 Z.Afrim Bulluti, anëtar.

– Emëruar znj. Aurora Dinaj, anëtare në Bordin e drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit KRU Mitrovica, Sh.A. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë Nr.09/81 të datës 1 qershor 2022.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së Komunës së Prizrenit për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme Objekti i ish Ndërmarrjes Shoqërore “Liria” Prizren, e cila është e nevojshme për realizimin e Projektit “Krijimi i hapësirave për lëvizshmërinë e trafikut dhe këmbësorëve”.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i Projektit: Konservimi dhe Restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial “Masakra e Reçakut”.

– Ndarë 287,000 € për strehimoret dhe organizatat jo-qeveritare të licencuara të ofrojnë shërbime sociale dhe familjare.

– Miratuar kërkesën për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga viti 2023 në vitin 2024 të fondeve nga nën programi “Kontigjenca për Energji”, në shumë prej 22,738,482.51€ dhe që pastaj mund të ndahen në kuadër të masave të para që janë pjesë e programit të dakorduar ndërmjet Qeverisë dhe Bashkimit Evropian.

– Ndarë 16,000,000€ për zbatimin e masës 1 dhe 4 të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2023, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin e Qeverisë Nr. 03/128 të datës 16.02.2023.

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministrit të Mbrojtjes për nënshkrimin e Marrëveshjes Kornizë ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.