Vendime sa për ta arsyetuar vetën e tyre

Vendime sa për ta arsyetuar vetën e tyre

Shkruan: Ibish Ibishi

/2L ONLINE/ – Pas reagimeve që u bënë në media për kaosin e krijuar nga mosbashkëpunimi i partnerit privat me partnerin publik në Ekohigjienë si dhe vendimet e njëanshme nga partneri privat per ndërprerjen e kontratave 18 punëtorëve të kësaj kompanie ndër ta ishte edhe z.Avdil Ibishi të cilin gjithë opinioni Gjilanas por edhe më gjerë e njohim si një fanatik i rreptë për një ambientë të pastër si dhe për aktivitetet e tija të shumta,Duke e pa gabimin që ka bërë ish drejtori i kësaj kompanie Senad Ramaj i akuzuar për keqmenaxhim, keqpërdorim dhe detyrim për falsifikim të dokumenteve dhe tash pa kurrfarë kompetence apo fuqi ekzekutive për të nxjerrë vendime por për ta arsyetua veten se Avdil Ibishit iu është vazhdua kontrata sot me datë 17.01.2017 merr vendim që Avdilit t’i vazhdohet kontrata dhe për një kohe e cila specifikohet në kontratë.

Përderisa Avdilit iu është thënë gojarisht se e vërejmë se po shoqërohesh me njerëz të padëshiruar për Senad Ramën(shokë të punës së Avdilit) dhe nëse nuk bashkëpunon me ne kontrata e punës nuk do të vazhdohet kur ky Senadi e vëren se ku problem u sensibilizua aq shumë në rrjete sociale dhe në media sot bjen vendim që kinse Avdil Ibishit iu është vazhdua kontrata që më pas të arsyetohet nëpër media se kinse sensibilizimi ishte i pabazë.

Të respektuara media dhe të nderuar qytetar, ky vendim mendoj se është pru vetëm sa për ta arsyetua veten Senad Ramaj sepse edhe ashtu tash ky njeri është një ekzekutiv i vetëshpallur e që domethënë se as nuk respekton institucionet e shtetit as nuk njeh organet ekzekutive të komunës as nuk respekton marrëveshje dhe në fund nuk respekton as kryetarin e Komunës për cilin problem hiq më shumë se tre dit foli para mediave dhe e tha qartë se për momentin nuk kemi ekzekutiv të kompanisë, arsyet tash më dihen, ndërsa jemi në procedurë të përzgjedhjes së drejtorit ekzekutiv të kompanisë i cili zgjidhet me konkurs të hapur publik.

Senad Ramaj këtë vendim të sotshëm e ka nxjerre si drejtor i vetemëruar qe mendoj se nuk e ka askush të drejtë të uzurpoj kompani dhe të sjellë vendime në emër të punëdhënësit sepse punëdhënës nuk është Senad Ramaj por punëdhënës është Ekohigjiena dhe ai duhet ta ketë të qartë se kjo kompani është në partneritet dhe nuk është pronë e tij apo trashëgimi familjare këtë duhet ta harron.

Senad Ramaj sa do që do të mundohet t’i arsyetoj veprimet e tija nëpër media ato janë të pabaza sepse për shkak të kaosit të shkaktuar muaj më parë është detyrua të jep dorëheqje për të cilin tash kemi edhe aktakuzës së ngritur nga prokuroria e Gjilanit organ i shtetit të Kosovës,prandaj çdo vendim që merr ky person është i pafuqishëm dhe i pavlefshëm sepse gjitha vendimet duhet te propozohen ne dhe i bien Bordi i Drejtorëve.

Thërras organet Komunale që të përdorin gjithë mekanizmin që ta ndaloj thellimin e Kaosit të krijuar në këtë kompani dhe t’i bëhet me dije edhe njëherë se nuk është pronë e tij personale por ka shfrytëzua pronën shoqërore vetëm për të mira dhe interesa të tija pa investua asnjë cent, përkundër premtimeve dhe marrëveshjes. /2L ONLINE/

/autori është anëtarë i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK/


Avdil Ibishi

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE