DYLON

Vendi i parë i festivalit Ansamblit “Mitrovica”, çmimi special për “Nakem” nga Bursa

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka përfunduar sonte Festivali i këngës dhe valles shqipe “Flakadanit i Karadakut 2016”, që ka shënuar përmbylljen e gjithë manifestimit të sivjetmë tradicional kulturor e sportiv. Mbrëmja finale u karakterizua me paraqitjen e gjashtë Ansambleve dhe shoqërive që ishin konkurrente, ndërkohë që u përmbyll me Ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”.
Përndryshe, para publikut, u paraqitën Ansambli “Mitrovica” nga Mitrovica, Shoqëria Kulturore e Artistike Burimet e Sharrit” nga Tetova, Ansambli “Pjetër Bogdani” nga Kruma, Ansambli “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit, Ansambli “Syziu Dance Folk” nga Lushnja dhe Ansambli “Nakem “ nga Bursa e Turqisë.

Juria profesionale në përbërje Sejmen Gjikoli, Sami Piraj dhe Dilaver Kryeziu, kanë ndarë tri çmimet e para dhe çmimin special.

EkoHigjiena

Vendi i parë i takoi Ansamblit të këngëve dhe Valleve “Mitrovica” nga Mitrovica
Vendi i dytë Ansamblit “Jahi Hasani” nga Çegrani dhe
Vendi i tretë Ansamblit “Pjetër Bogdani “ nga Kruma.
Ndërsa çmimi special këtë vit i takoi Ansamblit “Nakem “ nga Bursa e Turqisë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.