Vëllezërit kosovar mahnitën stafin e Dortmundit, kalojnë fazën testuese

Vëllezërit kosovar mahnitën stafin e Dortmundit, kalojnë fazën testuese

Talenti i tyre në futboll nuk ka të ndalur, kjo pasi dy futbollistët e të ardhmes, dy të rinjtë gjilanas, Liburn dhe Lirik Terziu shkëlqyen në fazën testuese te gjiganti gjerman, Borussia Dortmund. Aftësitë e tyre të jashtëzakonshme si futbollist në ngritje i dëshmuan për pesë ditë me radhë, duke u vlerësuar si futbollist të së ardhmes nga stafi i klubit gjerman, thotë prindi i tyre.

Liburni, 11 vjeçar, i cili luan në pozitën mesfushor ofanziv thotë se kjo eksperiencë do t’i shërbejë si inspirim për të vazhduar rrugën e nisur.

“Eksperienca te Dortmundi ka qene inspirim për të vazhduar tutje pasi shija veten të barabartë me të tjerët si dhe të privilegjuar pranë një ekipi siç është Dortmundi, ku edhe trajnerët e Dortmundit me thanë qe do bëhem një mesfushor i jashtëzakonshëm dhe unë do punoj për të qenë pjesë aktive e Borussia Dortmundit”, ka thënë ai për 2LONLINE.

I entuziazmuar dhe me plot ëndrra është edhe Liriku, 10 vjeçar, i cili ndonëse i ri në moshë përkushtimi në futboll nuk i mungon asnjëherë. Liriku zotëron pozitën e një sulmuesi tipik me synime të qarta, ‘shkatërrimin’ e portës së kundërshtarit.

E paraqitja e tij i ka rënë në sy edhe trajnerit të Dortmundit, për çka bashkë me vëllanë u ftuan të qëndrojnë në Gjermani.

Ky vlerësim i ka dhënë edhe më tepër motiv Lirikut, i cili shpreson që një ditë të mbrojë ngjyrat verdh e zi të Dortmundit.

“Unë jam ndjerë një lojtar i vërtetë ku paraqitja ime si sulmues është vlerësuar lart, talenti im dhe deri më tani ka qenë përvoja e dytë më e mirë ne jetën time pasi edhe te kampi i Barcelonës kam qenë i fascinuar me angazhimin e trajnerëve. Por, uroj dhe shpresoj që një ditë të luaj në ekipin e Dortmundit, si sulmues’, ka thënë Liriku, për 2LONLINE.

Nga kjo përvojë ndërkombëtare, i kënaqur dhe i impresionuar ka ngelur edhe prindi, Shpend Terziu, i cili pohoi se fëmijët u trajtuan si yje të vërtetë futbolli.

“Unë si prind që isha i angazhuar me ta gjatë gjithë kohës, kam ngelur i befasuar me përkushtimin e treguar dy djemtë e mi, po ashtu jam shumë i impresionuar nga puna që bënin trajnerët e Borussia Dortmundit, ata i bënin fëmijët të ndihen si yje të vërtetë te futbollit”, ka thënë Tërziu, për 2LONLINE.

Babai krenar, Shpend Terziu, tregoi gjithashtu se fëmijët do të udhëtojnë sërish për në Gjermani vitin tjetër për provat përfundimtare. Ai thekson se klubi gjerman u kërkoi qëndrim, por që kostoja e lartë e qëndrimit e pamundësoi atë.

Sidoqoftë, pasi djemtë u pëlqyen mundësia e krijuar ishte që të ridërgohen prapë vitin e ardhshëm me shumë gjasa që të nënshkruhet një parakontratë deri ne moshën e caktuar

Këtë ndërmjetësim e ka bërë të mundur AFF – Qendra Sportive Trajnuese nga Prishtina, ku gjilanasit po stërviten nga trajneri profesional, Liridon Mirena.

Mirena thotë se djemtë janë nga më të mirët e kësaj qendre, për këtë edhe janë përzgjedh për testim në Gjermani.

“Qendra AFF vlerëson shumë djemtë, sepse nëse nuk kishin tregu rezultat dhe nuk do të kishin talent nuk i kishim dergu. Kjo po bëhet me qëllim që futbollistët tanë ta provojnë fatin, jetës si dihet, kur je lojtar i mire ghithçka mund të ndodhë”, ka theksuar Mirena.

Vëllezërit Terziu kanë filluar angazhimin e tyre në futboll nga viti 2014 në G.S. Gjilani, ndërsa tash e një vit stërviten tek AFF, me trajner special.

Në vitin 2016 morën pjesë në Kampin e Barcelonës në Kosovë, ku edhe aty treguan performancë të mahnitshme.

Për dy talentët gjilanas që tani kanë shprehur interesim disa nga klubet e njohura kosovare, ndërsa ata i kanë vëzhguar trajnerë nga Anglia, Gjermania dhe Zvicra.

Borussia e Dortmundit pritet të jetë destinacioni i yjeve nga Gjilani, por një gjë është e sigurt: E ardhmja e tyre pritet të jetë e artë në futbollin evropian. /Elife Sherifi/

 

KOMENTE