DYLON

Veç të unifikuar shqiptarët e Luginës mund të përfaqësohen denjësisht

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kushtrim Kadriu, koordinator i Lëvizjes Vatra, thotë se mos unifikimi i partive politike shqiptare për zgjedhjet që do të mbahen tani në të gjitha nivele politike në Luginë të Preshevës, do të shkojë në dëm të shqiptarëve, pasi përfaqësimi i shqiptarët do të jetë i zbehtë dhe në numër më të vogël, në organet shtetërore, për të cilat bëhet gara.

Kadriu thotë se unifikimi i faktorit shqiptar është i rëndësishëm sepse po të kishte një unifikim në nivel lokal, shumë e lehtë do të ishte mbajtja dhe fitorja në zgjedhjet lokale, por edhe kur të garohej në nivel parlamentar, shumë më shumë vende do të fitoheshin në parlamentin republikan.

EkoHigjiena

“Në të gjitha nivelet ku garojnë, si në atë republikan apo ne nivelin lokal, po të dilnin partitë politike shqiptare të unifikuar, do të arrihej të sigurohej një përfaqësim shumë më i madh e shumë më serioz, si për nga numri i votuesve, si për nga fuqia politike, që do ta përfaqësonin ata që do zgjidheshin”, thotë Kadriu për 2LONLINE.com.

Sipas tij, alternativa e vetme do të ishte unifikimi i partive politike ku do të arrihej krijimi i një blloku të vetëm shqiptar, i përberë nga të gjitha partitë taktuale, e garimin ta bënin të bashkuar, pasi që vetëm të bashkuar do të arrinin të fitonin përfaqësimin e të drejta për qytetarët që i përfaqësojnë. /2L ONLINE/