DYLON

Veç kryesuesja e prishi këtë imazh burrash të qeverisjes Haziri (foto)

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Qeverisja e re e Kosovës është vënë në thumb të kritikave, këto ditë, edhe për shkak të mospërfshirjes të më shumë femrave në të, gjë që u pa kur u bënë të ditur përfundimisht ministrat e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa.

Por, në këtë drejtim, as komuna e Gjilanit nuk qëndron më mirë dhe kjo u pa edhe gjatë një tubimi publik kur u mundësua që objektivi i aparatit ta kapë përbërjen më të gjerë të qeverisjes lokale, gjatë tubimit me qytetarë gjilanas. që kishte kryetari i komunës Lutfi Haziri, me ekipin e tij.

EkoHigjiena

Ajo që e prishi këtë imazh burrash të qeverisjes Haziri, ishte vetëm kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku- Rexhepi, e cila ishte e vetmja femër në atë përbërje, ku përveç kreu të komunës ishin edhe nënkryetari i komunë, shefi i prokurimit, drejtori i QKMF-së dhe të gjithë drejtorët komunal apo përgjegjësit e drejtorive.

Përndryshe, ka pas rasti kur zëri kundër, është ngritur për këtë çështje edhe në Gjilan, por se një zë i tillë ka rezultuar deri më tani të jetë “zë i shterur”, që nuk e dëgjuan madje as ata që e nxjerrën atë zë! /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.