DYLON

Vdes pas lëndimit që kishte pësuar aksidentalisht derisa po punonte

Vdes pas lëndimit që kishte pësuar aksidentalisht derisa po punonte
Avatar photo Redaksia

Një qytetar nga Malisheva e Gjilanit ka ndërruar jetë pas lëndimit që kishte pësuar aksidentalisht derisa ishte duke punuar, njoftojnë autoritetet policore.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se, për rastin, stacioni Policor i Gjilanit, ishte njoftuar nga Qendra e Emergjencës ku fillimisht, tani më i ndjeri,  I. S. (1967), ishte dërguar me lëndime të rënda, e ku pas kontrollit me urgjencë ishte dërguar në QKUK në Prishtinë, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai kishte ndërruar jetë, si pasojë e lëndimit aksidental.

“Nga hetimet e kryera besohet se i ndjeri gjatë kohës sa po punonte në shtëpi, me mjetin e tij të punës, (prerëse), në mënyrë aksidentale vjen deri tek thyerja e diskut rrotullues prerës dhe për pasojë kishte rezultuar me plagë të thellë vetëlënduese në pjesën e majtë të regjionit të qafës”, ka thënë zëdhënësi Ismet Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.