DYLON

Vdes pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ishte i prekur nga koronavirusi

Vdes pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ishte i prekur nga koronavirusi
Avatar photo Redaksia

Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

EkoHigjiena

 

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

 

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

 

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.