DYLON

Vdes novelisti turk, Yasar Kemal

Avatar photo Redaksia

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, novelisti i njohur turk, Yasar Kemal, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mirë të Turqisë. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë të botës. Kemal ka qenë kurd etnik, i lindur në një fshat të pjesës juglindore të Turqisë, vetëm pak javë pas themelimit të Republikës Turke, mbi hirin e Perandorisë Osmane. Siç shkruan agjencia e lajmeve “Reuters”, tragjedia e ka prekur jetën e novelistit turk qysh në fëmijëri të tij.

Ai thuhet se ka qenë dëshmitar i vdekjes së babait të tij në duart e një jetimi që familja e kishte adoptuar. Kjo i ka shërbyer si bazë për romanin e tij ‘Salman the Solitary’, i publikuar në vitin 1980. I njohur për qasjen e tij lirike, Kemal ka ndihmuar në zhvillimin e asaj që quhet ‘novela fshatare’.

EkoHigjiena

Ai dikur ka qenë edhe anëtar i Partisë Marksiste të kurdëve dhe shpesh herë është arrestuar për aktivitetet e tij politike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.