DYLON

Vdes kryeprotagonistja e filmit “Ana Karenina”

Avatar photo Redaksia

Aktorja ruse Tatyana Samoilova, e njohur për rolet që i ka pasur në filmat “Anna Karenina” e “The Cranes are flying”, ka vdekur sot, pak pasi që ka mbushur të 80-tat.  Bashkimi rus i kinemave, ka njoftuar se Samoilova ka vdekur gjatë natës së mbrëmshme në një spital në Moskë, ku po kurohej për shkak të problemeve që kishte me zemër.

Samoilova ishte bërë e famshme për rolin e Veronikës që e kishte luajtur në filmin “The Cranes are Flying”, një histori tragjike e një dashurie që ishte ndërprerë si rezultat i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

EkoHigjiena

Filmi ishte një sukses i madh në Bashkimin Sovjetik.

Filmi ishte shpërblyer me Palmën e Artë në Festivalin e Kanës në vitin 1958.

Ky ishte filmi i parë dhe i fundit rus që e ka marrë një çmim kaq prestigjioz.

Samilova në Kanë kishte marrë “vëmendje të veqantë”, për punën e saj.

Ajo më pas ishte bërë e njohur edhe për rolin kryesor në filmin “Ana Karenina” në vitin 1967.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.