/2L ONLINE/ – Kohë më parë është raportuar për një aksident komunikacioni me fatalitet që kishte ndodhur në rrugën Magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Budrikë e Epërme. Fillimisht ishte raportuar se fatkeqësisht kishte humbur jetën I. A. (1962), ndërsa ishte raportuar edhe për katër të lënduar të tjerë, ndërsa sot, sipas policisë, ka ndërruar jetë edhe i aksidentuari i dytë i përfshirë në këtë aksident, e që ishte duke u trajtuar në Austri.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë të ditur se në një raport shtesë se sot me datën 01.11.2016, rrethe orës 08:45, nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar ne Fushën e Zbatimit te Ligjit (ILECU) Policia e Kosovës, është njoftuar se i lënduar vozitësi i Automjet të pasagjerëve “Renault Clio”, me targa Austriake WY që ishte duke u trajtuar ne Austri (R. B.) nga aksidenti që kishte ndodhur me datën 20 tetor 2016 në Fshatin Budrikë e Epërme, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal St. Polten Austri. Ne lidhje me rastin kemi njoftuar Prokurori i Shtetit. /2L ONLINE/