Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike të Shkupit, Gjylgjyzare Karaxhija-Xharavina, Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së në komunën e Gjakovës. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, me anë të një mesazhi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e vdekjes, siç e quan ajo, Zarushit.
“Miq të dashur, Me pikellim të thellë ju informojmë se 30 min më parë zemra e Zarushit pushoi së rrahuri. Këtë betejë Zarushi e humbi, por shpirti, puna dhe vepra e saj do të shërbejnë si motiv për ne. Trupi i saj gjendet ende në Shkup, ndërsa do të ju mbajmë të informuar për ceremoninë mortore. Ngushëllime bashkëshortit dhe vajzës dhe familjes së ngushtë dhe të gjerë të cilët gjithomë duhet të jenë krenar për gruan, Nënen dhe vajzën që patën. U prehtë në paqe shpirti saj i bardhë!”, ka thënë shkurt Kusari-Lila. /RTK/