/2L ONLINE/ – I riu Fatlind Rexhepaj, 17 vjecar, ka humbur jetën tragjikisht në fshatin Kopërnicë, si pasojë e rrokullisjes së traktorit, të cilin po e ngiste. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, konfirmojnë banorë të këtij fshati.
Me këtë rast Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani i shprehu ngushëllime familjes Rexhepaj, për humbjen e djalit të tyre, Fatlindin.
‘Ndajmë me Ju dhembjen dhe ndjejmë pikëllim të thellë. Gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta Drejtorisë dhe nxënësve të SHMLP“Andrea Durrsaku”, për humbjen e Fatlindit”, thuhet në ngushëllimin e Sinanit.
Përndryshe, Fatlindi ishte nxënës i klasës së njëmbëdhjetë në drejtimin elektroteknikë në shkollën Teknike “Andrea Durrsaku”. /2L ONLINE/