DYLON

Vdes 65-vjeçari nga Ferizaj, pati arrest kardiak dhe ishte i prekur nga koronavirusi

Vdes 65-vjeçari nga Ferizaj, pati arrest kardiak dhe ishte i prekur nga koronavirusi
Avatar photo Redaksia

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19, pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.

“I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetojë. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

EkoHigjiena

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, njofton se sot ka pranuar një informatë nga ana e Klinikës Emergjente, se tre pacientë që kanë marrë trajtim në kuadër të Klinikës Emergjente, pasi janë marrë mostrat si të dyshuar për Covid-19, pas rezultateve të konfirmuar nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kanë rezultuar pozitiv.

Të tre pacientë janë pranuar dje në kuadër të Klinikës Emergjente.

F. M ( 1969), punëtor fizik nga Malisheva, i lënduar. Për shkak se vinte nga zona e prekur me Covid-19, i është bërë testi dhe ka dalë pozitiv.

I.SH ( 1955), i transferuar nga Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj, ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe i njëjti për shkak të arrestit kardiak, përkundër angazhimit maksimal nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente, ai nuk ka arritur të mbijetojë. I njëjti ka rezultuar pozitiv në Covid-19 pas testimit, post mortum.

G. M (1964), nga Mitrovica, i trajtuar fillimisht në Spitalin Amerikan, transferohet në Klinikën Emergjente, probleme me diabet dhe zemër, pas rezultateve rezulton Covid-19 pozitiv. Është transferuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën Infektive.

Stafi i Klinikës Emergjente ka qenë dhe është i pajisur me të gjitha masat mbrojtëse kundër Covid-19. Po ashtu, menjëherë është bërë dezinfektimi i hapësirave të Klinikës Emergjente, sipas rekomandimeve dhe udhëzuesve të IKSHPK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.