Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pallatin e Drejtësisë. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 9:20 policia ka marrë informatën se një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Pallatin e Drejtësisë. Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti./Indeksonline/