DYLON

Vdekja e doktor Nagip Rexhepit, humbje e madhe për Gjilanin dhe mbarë Kosovën

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja komemorative në nderim të veprës së doktorit Nagip Rexhepi, i cili ndërroi jetë dje. Para të pranishmëve, kryetari Lutfi Haziri ka lutur që familja, kolegët dhe miqtë e Nagipit të bëhen të fortë dhe ta kujtojmë ashtu siç ka qenë, i dashur, i afërt, i ngrohtë, mjek i mirë dashamirë i sportit dhe mbi të gjitha familjar i madh.

“Në këtë natë të madhe për të gjithë besimtarët, po ndahemi për herë të fundit nga doktori jonë, njeriu i cili gjithmonë me fjalët, punët dhe veprat sjelljet e tij, na ka nderuar të gjithëve. Dr. Nagipi ka qenë i gatshëm që t’i shërbej gjithkujt, në çdo kohë dhe gjithherë. Po flas sot si njëri nga miqtë e tij dhe mund them se Gjilani e ka humbur njeriun më të mirë, njeriun më të dashur, më profesional. Jo vetëm për Gjilanin, por kudo ku ka punuar, ai ka dhënë kontribut të madh. Besojmë shumë që vepra e tij, humaniteti dhe misioni i tij do të mbetet në kujdesën tonë si emër i shquar, që do të kujtohet dhe që do ta na bëjë nderë. Ai do të na mungoj përjetë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Në këtë mbledhje komemorative ka folur edhe kolegu i Nagip Rexhepit, doktori Rrahman Hajdari, i cili vlerësoi lartë jetën dhe veprën e tij, duke thënë se do të mbetet në analet e shëndetësisë gjilanase.

Ne emër të familjes, të pranishmit i ka falënderuar deputeti Fatmir Rexhepi, i cili është vëllai i të ndjerit Nagip Rexhepi.

Nagip Rexhepi, me profesion gjinekolog, për një kohë të gjatë ka qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.