DYLON

Vdekja e Agimit, lajm i rëndë e tronditës për të gjithë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Ka ndërruar jetë Agim Rexhepi, një figurë e njohur politike në Gjilan, ish drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, inspektor regjional i arsimit, e në mbledhjen komemorative që u organizua me këtë rast, u tha se vdekja e Agimit në këtë fundvit është një lajm i hidhur, një lajm tronditës për të gjithë ata që e njohën Agimin.

Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka thënë se lajmi për vdekjen e Agimit, është një lajm shumë tronditës. “Lajmi për vdekjen e Agimit ishte lajm i hidhur kur krejt ne prisnim që në pushimet e fundvitit të bëhemi bashkë, Agimi na la. Është ky lajm i rëndë dhe lajm që na mërzitë”, ka thënë Haziri, para familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve të shumtë të mbledhur në teatrin e Qytetit të Gjilanit.

EkoHigjiena

Haziri tha se ka ndarë kohë të shumtë me Agimin, e kishte një bashkëpunëtorë të ngushtë, të afërtë, pasi Agimi për një kohë ishte edhe sekretar i LDK-së së Gjilanit, drejtor i DKA-së, por edhe në çdo takim tjetër, ai ka qenë i pandashëm për shkak shpirtit të tij fisnik.

Haziri tha se ai na la dhembje me ikjen e tij, por edhe kujtimet e mira, sepse ishte i afërt andaj me këtë mbledhje komemorative po i themi lamtumirën e fundit Agimit, që shpirti i tij do të bëjë dritë. “Ne do të lutemi që zoti të kujdeset për shpirtin e tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Lamtumirë!”, ka thënë kryetari Haziri.

Në emër të familjes, në këtë mbledhje komemorative ka folur Fatmir Rexhepi, deputet, i cili ka vlerësuar shpirtin e mirë të Agimit, i cili ka ditë që edhe në situata të rënda, të krijojë pozitivistet për rrethin. Rexhepi tha se vdekja e Agimit ishte e papritur, ishte e hershme andaj dhembja është e madhe.

Ai tha se Agimi i dashur, pozitiv në jetë, i fortë në kohë të vështira, shpirtmirë, na la, e kujtimi për të qoftë i përjetshëm.

Përndryshe, varrimi i të ndjerit Agim Rexhepi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit me iqindi (14:00). /2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.