DYLON

Vazhdon ushtrimi fushor “Partnerët 2019”

Vazhdon ushtrimi fushor “Partnerët 2019”
Avatar photo Redaksia

Forca e Sigurisë së Kosovës kanë vazhduar edhe sot ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve emergjente në Kamenicë.

Gjatë kësaj dite janë inskenuar disa raste emergjente në rast tërmeti si evakuimi i të zhvendosurve, ndërhyrja në rast zjarri të shkaktuar nga tërmeti në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht, kontaminimi nga mbetjet kimike në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”, revoltimi i turmave e disa raste të tjera.

Në ushtrimet fushore në të cilat janë inskenuara disa raste, po marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Kamenicës, FSK-ja, AME, Policia, Zjarrëfikësit, QKMF, Kryqi i Kuq, Shoqata e Vullnetarëve për Kërkim-Shpëtim e akterë të tjerë.

EkoHigjiena

Drejtoresha për Mbrojtje dhe Shpëtim, Pajtesa Kryeziu, tha se ushtrimet do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme me dy situata të tjera të inskenuara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.