DYLON

Vazhdon testimi i shkathtësive fizike i kandidatëve për zyrtarë policorë

Vazhdon testimi i shkathtësive fizike i kandidatëve për zyrtarë policorë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovë pas publikimit të rezultateve të testit me shkrim të kandidatëve për zyrtarë policorë dhe informimit të tyre me kohë, ka vazhduar me fazën e dytë të testimit të shkathtësive fizike i cili ka filluar të mbahet nga data 28.03.2022 deri me datën 30.03.2022, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri. Në këtë testim janë të ftuar 1447 kandidatë të cilët kanë kaluar fazën e testimit me shkrim.

Numri i kandidatëve të cilët po i nënshtrohen testit fizik në baza ditore është 500 kandidatë të ndarë në dy grupe, proces ky i cili vazhdon edhe nesër. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.