Mediat turke ditë më parë raportuan se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të transferohej te kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray.
Mirëpo, së fundmi ka folur presidenti i Rizesporit, Hasan Kartal, duke thënë se do ta ketë një takim final më drejtuesit e Fenerbahces.
Galatasaray, Fenerbahce, Istanbul Basaksehir si dhe Toulouse janë skuadrat më të interesuara për sulmuesin nga Kosova.
Kujtojmë që Muriqi këtë edicion e ka mbyllur kampionatin turk me 17 gola të shënuar.