DYLON

Vazhdon të ndihmohet sektori i bujqësisë i komunës së Vitisë!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari, përmes subvencioneve por edhe donatorëve po mbështet fermerët e kësaj komune në forma të ndryshme. Së fundmi , në bashkëpunim me Organizatën Care International, ka ndihmuar disa fermerë me kultivatorë dhe makina të tjera të nevojshme për sektorin e bujqësisë.

Gjatë vizitës në Sllatinë të Epërme, drejtori i bujqësisë Veton Ademi pa nga afër zhvillimin e kulturës së mjedrave dhe të mëllagës, që komuna ka ndihmuar këtë fermerë, i cili është edhe përfitues i një donacioni të Care International. Ditë më parë kjo organizatë ka ndarë 4 serra, 3 kultivatorë, tre fermerë kanë përfituar bimë mjekuese, si dhe ka ndarë sharra për krasitjen e këtyre bimëve. /2L ONLINE/

EkoHigjiena



Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.