DYLON

Vazhdon Superliga e Kosovës në futboll, tri ndeshje interesante sot

Vazhdon Superliga e Kosovës në futboll, tri ndeshje interesante sot
Avatar photo Elife Sherifi

Java e pestë në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e djeshme ku janë zhvilluar tri ndeshje shumë interesante. Por, tri ndeshjet e fundit të kësaj jave zhvillohen sot dhe secila është më interesant se tjetra.

Ndeshje shumë e rëndësishme zhvillohet në Klinë, Dukagjini përballë Ferizajt që ka pësuar tri disfata radhazi.

Kampioni në fuqi, Feronikeli përballen me Flamurtarin, ndërsa ndeshja e fundit e ditës së sotme do të luhet në Vushtrri, ku Vushtrria takon Drenicën.

EkoHigjiena

Të tria takimet e ditës së sotme zhvillohen me fillim nga ora 16:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.