DYLON

Vazhdon Superliga, Drita, Gjilani dhe Feronikeli kërkojnë kreun e tabelës

Vazhdon Superliga, Drita, Gjilani dhe Feronikeli kërkojnë kreun e tabelës
Avatar photo Elife Sherifi

Superliga vazhdon me dy ndeshje të javës së katërt pasditen e sotme. Nga ora 16:00 do të zhvillohen dy ndeshje të tjera tejet interesante në Gjilan dhe Skenderaj.

Derbi i kësaj xhiro në Superligë  zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë dy kampionët e fundit të Kosovës, Drita dhe Feronikeli.

Pas tri xhirove të para dy ekipet kanë nga gjashtë pikë pasi kanë marrë nga dy fitore dhe kanë pësuar nga një disfatë.

EkoHigjiena

Në anën tjetër edhe Gjilani kërkon pikët maksimale, pasi deri më tani ka gjashtë pikë sa ka Drita dhe Feronikeli. Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit do te zhvillohet në stadiumin Bajram Aliu në Skenderaj nga ora 16:00.

Tri pikët nga ky takim do ta dërgojnë Dritën ose Feronikelin apo Gjilanin në krye të elitës së futbollit kosovar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.