DYLON

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese
Avatar photo Redaksia

Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës, Arta Bajralija, ka bërë shpërndarjen e 13 pakove Baby Box në vlerë prej 4,452,50 euro si mbështetje për familjet dhe foshnjat e porsalindura.

Secila pako përmban produkte cilësore dhe të nevojshme për nënën dhe foshnjën, të mjaftueshme për përdorim deri në moshën njëvjeçare të fëmijës.

EkoHigjiena

Nënkryetarja Bajralija, gjatë këtij takimi, ka uruar ardhjen në jetë të 13 foshnjeve të të dy gjinive, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së familjeve dhe përkushtimin e Komunës për të qenë pranë tyre në momentet më të rëndësishme të jetës.

“Komuna mbetet e përkushtuar në mbështetjen e familjeve dhe mirëqenien e fëmijëve, duke vazhduar iniciativa që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”, ka thënë po ashtu Nënkryetarja Bajralija. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.