DYLON

Vazhdon shpërndarja e fidanëve te dredhëzës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë ne bashkëpunim me organizatën IKC sot kanë bërë shpërndarjen e fidanëve të dredhëzës në fshatin Smirë, konkretisht të fermeri përfitues, Nexhmedin Ymeri. Ky fermer ka përfituar mbi 5mijë fidanëve të dredhëzës që mjaftojnë për mbjelljen e 10 ari tokë me këtë kulturë bujqësore.

Përndryshe në pranim dorëzimin e këtyre fidanëve i pranishëm ishte edhe Veton Ademi, Drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, i cili i uroj fermerit përfitues punë të mbarë. Ndërkaq edhe më parë organizata IKC dhe Komuna e Vitisë kanë bërë shpërndarjen e fidanve të dredhëzes në këtë komunë. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.