Vazhdon raporti i shkëlqyeshëm mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe komunitetit

Vazhdon raporti i shkëlqyeshëm mes pjesëtarëve të KFOR-it dhe komunitetit

Në vazhdimësi po mbahen ligjërata dhe seria e debateve online në mes të KFOR-it dhe nxënëseve, të udhëhequra përmes ndihmës së mësimdhënësve të gjuhës angleze dhe Rreshteres se ushtrisë amerikane, Deanne Wirkus, thuhet në një njoftim të komunës së Vitisë.

Tashmë ato janë mbajtur në shkollat e mesme të ulëta “Dëshmorët e Vitisë” në Viti , “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë, “Skender Emërllahu” në Ramjan duke u cilësuar nga të gjitha palët si shumë domethënëse dhe mbështetëse për fëmijët tanë.

Sipas të dhënave nga drejtoria e Arsimit ato do të vazhdojnë edhe më tutje, e radhës do të mbahet në bashkëpunim me shkollën “Halil Alidema” ne Pozheran dhe DKA në Viti është shumë mirënjohëse për këtë bashkëpunim që është bërë në këtë kohë pandemie.

KOMENTE