DYLON

Vazhdon procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

Vazhdon procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Procesi i korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës është duke vazhduar dhe, sipas vlerësimit të Komisionit Komunal për Korrje-Shirje, deri më tani po zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe pa probleme të theksuara.

Për shkak të reshjeve të shiut gjatë ditëve të fundit, procesi ka pasur ndërprerje të herëpashershme, duke bërë që periudha e korrje-shirjeve të zgjatet deri në përfundimin e plotë të saj.

EkoHigjiena

Deri më 29 korrik 2026, në Komunën e Kamenicës janë korrur rreth 1,125 hektarë, apo rreth 90% e sipërfaqes së përgjithshme të mbjellë me grurë. Ndërsa, sa i përket elbit, nga rreth 70 hektarë të mbjella, procesi i korrje-shirjeve ka përfunduar në tërësi.

Komisioni Komunal për Korrje-Shirje është duke e monitoruar vazhdimisht procesin në terren, përmes komunikimit dhe bashkëpunimit me fermerët dhe kombajnerët. Sipas të dhënave të deritanishme, kombajnerët janë duke respektuar rendin e fermerëve dhe rregullat e përcaktuara, ndërsa nuk është evidentuar asnjë ankesë nga fermerët.

Sipas informatave të marra nga fermerët dhe kombajnerët, rendimentet e grurit po sillen në rreth 3,500–4,000 kilogramë për hektar, ndërsa rendimenti i elbit është rreth 3,500 kilogramë për hektar.

Komisioni do të vazhdojë me monitorimin e procesit në terren dhe me bashkëpunimin e vazhdueshëm me fermerët dhe kombajnerët, deri në përfundimin e plotë të fushatës së korrje-shirjeve.

Për rezultatet përfundimtare të procesit të korrje-shirjeve, Komuna e Kamenicës do të njoftojë me kohë përmes kanaleve zyrtare të komunikimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.