DYLON

Vazhdon procesi i hartimit të Planit Lokal të Riintegrimit 2026–2028

Vazhdon procesi i hartimit të Planit Lokal të Riintegrimit 2026–2028
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur takimi i radhës i Grupit Punues Ndërsektorial për hartimin e Planit Lokal të Riintegrimit 2026–2028 në Kamenicë.

Në takim mori pjesë edhe Koordinatori Rajonal nga Ministria e Punëve të Brendshme, Astrit Bajrami, i cili ofroi mbështetje profesionale dhe orientime lidhur me procesin e hartimit të planit, në përputhje me kërkesat ligjore dhe udhëzimet përkatëse.

EkoHigjiena

Takimin e kryesoi Kryesuesi i Grupit Punues, Zijadin Thaqi, ndërsa procesi po koordinohet nga Zyrtarja Komunale për Riintegrim, znj. Kosovare Maroca.

Gjatë takimit u diskutua progresi i deritanishëm, u identifikuan sfidat dhe u përcaktuan hapat konkretë për finalizimin e planit. Anëtarët e Grupit Punues po japin kontribut aktiv përmes propozimeve konkrete, analizës së nevojave dhe koordinimit ndërmjet drejtorive përkatëse, me qëllim hartimin e një dokumenti sa më funksional dhe të zbatueshëm.

Komuna mbetet e përkushtuar për bashkëpunim institucional dhe për hartimin e një plani gjithëpërfshirës, në shërbim të personave të riatdhesuar dhe integrimit të qëndrueshëm të tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.